Bajselmani: Çerdhja në Suharekë ka përfunduar planprogramin, rihapet në shtator

29.07.2020

Qeveria e Kosovës të martën në mbrëmje ka miratuar masat e reja me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të infeksionit COVID-19. Ndër tjera masa Qeveria ka marr vendim që ushtrimi i veprimtarisë së çerdheve publike dhe private në tërë territorin e Republikës së Kosovës lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, në […]

Bajselmani: Çerdhja në Suharekë ka përfunduar planprogramin, rihapet në shtator Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës të martën në mbrëmje ka miratuar masat e reja me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të infeksionit COVID-19.

Ndër tjera masa Qeveria ka marr vendim që ushtrimi i veprimtarisë së çerdheve publike dhe private në tërë territorin e Republikës së Kosovës lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

I kontaktuar nga SuharekaOnline drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani, ka thënë që të martën janë takuar me stafin e çerdhes dhe kanë vendosur që të veprohet sipas planit të zakonshëm që ka çerdhja, sipas të cilit që nga data 1 gusht janë në pushim.

Sipas Bajselmanit nga ana e çerdhes i është thënë se planprogrami është realizuar online dhe se tashmë shkohet në pushim dhe se puna do të fillojë në vitin e ri akademik 2020/2021 në shtator.

Drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani, gjithashtu ka bërë të ditur se deri më tani janë regjistruar 76 fëmijë për vitin e ardhshëm akademik dhe se ka kërkesë të madhe por nuk ka hapësirë më tepër.