Bajselmani: 534 maturantë nga Suhareka pritet që t’i nënshtrohen testit të maturës

15.06.2023

Sot gjatë ditës së enjte është mbajtur mbedhja rradhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Në takimin e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, i cili u mbajt sot ka raportuar edhe Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani, raporton SuharekaOnline. Bajselmani bëri të ditur se nga të dhënat e shkollave […]

Bajselmani: 534 maturantë nga Suhareka pritet që t’i nënshtrohen testit të maturës Foto: Ilustrim

Sot gjatë ditës së enjte është mbajtur mbedhja rradhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

Në takimin e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, i cili u mbajt sot ka raportuar edhe Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani, raporton SuharekaOnline.

Bajselmani bëri të ditur se nga të dhënat e shkollave janë 534 maturantë të rregullt, prej tyre 247 janë në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë, 182 në IAAP “Skender Luarasi”në Suharekë dhe 105 nxënës IAAP “Avdyl Ramaj” në Shirokë.

Ai tregoi se të gjitha shkollat e mesme të Komunës së Suharekës kanë kryer ekskurzionet pa ndonjë incident, madje theksoi se kjo gjenerat ka qenë njëra ndër më të disiplinuar ndër 10 vitet e fundit. Poashtu, tha se dy nga shkollat kanë kryer mbrëmjet e maturës, ndërsa, nesër pritet që të mbahet edhe mbrëmja e maturës për IAAP “Avdyl Rama” në Shirokë.

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani ndër tjerash tha se maturantët e Komunës së Suharekës do t’i nënshtrohen edhe testit të maturës me datë 24.06.2023.

“Matura shtetërore 2023 do të mbahet me datë 24 qershor 2023, duke filluar nga ora 10:00. Testi është planifikuar të mbahet në 4 objekte shkollore përkatësisht në 5 qendra të testimit, ( Qendra 1- Gjimnazi “Jeta e Re”, qendra 2 SHFMU “7Marsi”, qendra 3 dhe 4 IAAP “Skender Luarasi” dhe qendra 5 “Avdyl Ramaj”” tha Bajselmani.

Ndër tjerash ai njoftoi se janë angazhuar 70 administrues nga Komuna e Suharekës të cilët janë të angazhuar të administrojnë në Komunën e Prizrenit, ndërsa ata nga Komuna e Prizrenit do të administrojnë në Suharekë.

Remzi Bajselmani tregoi se DKA-Suharekë është në fazën e përgatitjeve për hapjen e konkursit për regjistrimin e nxënësve klasët e dhjeta.