Ardian Shala me tri paga dhe 29 mijë euro kredi, kjo është pasuria e tij

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), ka filluar të publikojë pasurinë e zyrtarëve të lartë publik. Procesi për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publik kishte nisur në fillim të marsit, por shkak i situatës së krijuar nga COVID-19, AKK pati shtyrë afatin e deklarimit deri më 19 qershor.

Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik.

Kështu në bazë të publikimit të pasurisë në deklarimin e tij deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Suhareka, Dr.Ardian Shala, ka deklaruar 1 banesë (45,000 euro vlerë) e përfituar në vitin 2009, truall të trashëguar në vlerë prej 20,000 euro, tokë bujqësore në vlerë prej 10,000 euro vlerë dhe 1 veturë e përfituar në vitin 2016 me vlerë prej 4,500 euro, shkruan SuharekaOnline.

Deputeti Shala, në regjistrin e pasurisë ka deklaruar se posedon 2,018 euro para të gatshme në njërën prej bankave komerciale dhe një kredi prej 29,000 € në afat prej 4 vitesh.

Gjithashtu ai ka deklaruar pagën vjetore sa ishte pjesë e Kuvendit Komunal në Suharekë prej 2496 euro, pagën mujore nga Kuvendi i Kosovës prej 1,470€, pagën vjetore nga Spitali Rajonal i Prizrenit prej 7,380€ dhe pagën vjetore nga ordinanca private e tij prej 7,200€.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.