Ambulanca në Bllacë vazhdon me shërbime të rregullta për banorët

17.10.2025

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë ka njoftuar se Ambulanca e Mjekësisë Familjare në fshatin Bllacë po vazhdon punën e saj të rregullt, duke ofruar shërbime shëndetësore për banorët lokalë.

Në këtë ambulancë, qytetarët do të gjejnë përkushtimin e doktoreshës Rudina Suka, e cila është në dispozicion për kontrolle dhe këshilla mjekësore.

“Ju lusim të gjithë banorët e fshatit Bllacë që shërbimet shëndetësore t’i marrin në ambulancën tonë — afër, me kujdes e me dashuri për komunitetin,” thuhet në njoftimin zyrtar.

QKMF Suharekë ka theksuar rëndësinë e shfrytëzimit të kapaciteteve vendore për kujdesin parësor shëndetësor, duke garantuar shërbime profesionale dhe të vazhdueshme për të gjithë qytetarët.