Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” në rrugën Prizren-Suharekë, dy persona të lënduar

24.06.2021

Në autostradën “Ibrahim Rugova” konretisht në rrugën Prizren-Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve. Si pasojë janë lënduar dy persona. Policia njofton se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merren njësitë e trafikut. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. “Në ora 14:48, policia është […]

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” në rrugën Prizren-Suharekë, dy persona të lënduar Foto: Ilustrim

Në autostradën “Ibrahim Rugova” konretisht në rrugën Prizren-Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve. Si pasojë janë lënduar dy persona.

Policia njofton se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merren njësitë e trafikut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 14:48, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë (km i 24).

Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia është duke kryer procedurat e duhura në vend-ngjarje” deklaroi ai

Policia e Kosovës po bën apel vazhdimisht për kujdes në komunikacion, ndërsa si pasojë e një aksidenti në Gjilan, sot ka vdekur një grua dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.