AKP bëhet pronare e aksioneve të AgroKosova Holding edhe në ARBK

04.02.2022

Agjencia Kosovare e Privatizimit, pas përfundimit të procedurave të nevojshme me rastin e  tërheqjes së aksioneve të enjten ka ekzekutuar vendosjen e ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish NBI Suhareka), e cila tani e tutje do të jetë nën administrimin të drejtpërdrejt të AKP-së. Edhe në ARBK (Agjencia e Regjsitrimi të Bizneseve të Kosovës) Agrokosova […]

AKP bëhet pronare e aksioneve të AgroKosova Holding edhe në ARBK

Agjencia Kosovare e Privatizimit, pas përfundimit të procedurave të nevojshme me rastin e  tërheqjes së aksioneve të enjten ka ekzekutuar vendosjen e ndërmarrjes së re Agrokosova Holding (ish NBI Suhareka), e cila tani e tutje do të jetë nën administrimin të drejtpërdrejt të AKP-së.

Edhe në ARBK (Agjencia e Regjsitrimi të Bizneseve të Kosovës) Agrokosova Holding SH.P.K. ka kaluar në pronësi të AKP-së me 100% të aksioneve, ku sipas ligjit dhe statutit, përfaqësues i autorizuar dhe drejtor menaxhues është Avni Jashari.

Emri i biznesitAgrokosova Holding SH.P.K.
Emri tregtar///
Lloji biznesitShoqëri me përgjegjësi të kufizuara
Numri unik identifikues810529894
Numri i biznesit70423906
Numri fiskal600281969
Numri certifikues KTA///
Numri punëtorëve5
Data e regjistrimit18/04/2007
KomunaSuharekë
AdresaShirokë, ,
Telefoni///
E-mail///
Kapitali1,251.00€
Statusi në ARBKRegjistruar
Data e shuarjes///
Statusi në ATK///
Agrokosova Holding SH.P.K.

EmriMbiemriPozita në biznesAutorizimet
AvniJashariDrejtor menaxhuesSipas ligjit dhe statutit. Përfaqësues i Autorizuar
Perfaqësues i autorizuar

Emri MbiemriKapitali në €Kapitali në %
Agjencia Kosovare e Privatizimit1,251.00€100.00%
Pronar/ Aksionarë

AKP zotohet se me përkushtimin më të madh do të bëjë përpjekje për të ofruar zgjidhjen më të mirë për ndërmarrjen e re Agrokosova Holding (ish NBI Suhareka). Në ndërkohë, AKP do të vazhdoj aktivitetin e ndërmarrjes me punëtorët aktual të cilët do të lidhin marrëdhënie pune me AKP-në.

Etiketat