Agjenda e aktiviteteve në Suharekë për shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

11.02.2020

Komuna e Suharekës ka bër të ditur agjendën mbi aktivitetet, të cilat do të mbahen me rastin e shënimit të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Sipas agjendës së paraparë aktivitetet do të fillojnë më 17 shkurt 2020 në ora 10:00 me homazhe te varrezat e dëshmorëve në Suharekë për të vazhduar me ato në Carralevë […]

Agjenda e aktiviteteve në Suharekë për shënimin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka bër të ditur agjendën mbi aktivitetet, të cilat do të mbahen me rastin e shënimit të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Sipas agjendës së paraparë aktivitetet do të fillojnë më 17 shkurt 2020 në ora 10:00 me homazhe te varrezat e dëshmorëve në Suharekë për të vazhduar me ato në Carralevë në ora 11:15.

Gjithashtu në ora 12:00 është paraparë Akademi Solemne në Qendrën Rinore “Shtëpia e Fellbahut” në Suharekë.

Në mbledhjen e parë të asamblesë komunale për vitin 2020 si pikë e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi i projekt-vendimit për shpalljen e Halil Kastratit “Qytetar Nderi” i Komunës së Suharekës.

Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka treguar për kontributin e Halil Kastratit në Suharekë që nga ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë dhe ndërtimi i shtëpisë së pleqëve në Gjinoc.

Me rastin e shpalljes qytetar nderi, Kryetari i Komunës së Suharekës, do t’i dorëzojë z. Halil KASTARTI medaljen “QYTETAR NDERI” i Komunës së Suharekës dhe do ta regjistron në regjistrin e bartësve të titullit “QYTETAR NDERI” i Komunës së Suharekës.

Sipas kryetarit Muharremaj ndarja e çmimit do të bëhet me 17 shkurt 2020.