6 aksidente trafiku, një rast i dhunës në familje – krejt çka ndodhi brenda 2 jave në Suharekë

30.11.2022

Është mbajtur në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale. Në takimin e sotëm për siguri lokale, nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, e cila është udhëheqëse e këtij takimi, e ka hapur takimin dhe ka folur për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës. Suka, […]

6 aksidente trafiku, një rast i dhunës në familje – krejt çka ndodhi brenda 2 jave në Suharekë Foto: Ilustrim

Është mbajtur në Komunën e Suharekës është mbajtur takimi i radhës i sigurisë lokale.

Në takimin e sotëm për siguri lokale, nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, e cila është udhëheqëse e këtij takimi, e ka hapur takimin dhe ka folur për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve në Komunën e Suharekës.

Suka, ka veçuar punët në terren me projekte të ndryshme infrastrukturore.

Derisa ka raportuar për gjendjen e sigurisë lokale në komunën tonë, komandanti i stacionit policor në Suharekë, Afrim Sylaj, i cili ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave, shkruan SuharekaOnline.

Komandanti, Afrim Sylaj ka njoftuar se gjatë dy javëve që lam pas në Stacionin Policor në Suharekë janë raportuar 6 aksidente trafiku, një rast i dhunës në familje, një rast lëndim trupor, një rast i falsifikimit të dokumentit.

Nga KFOR-LMT dhe OSBE, në këtë takim kanë deklaruar se janë duke punuar me angazhimet e tyre të përditshme.