20 mijë euro për renovimin e shtatores së heroit, Besim Ndrecaj
Shtatorja e heroit Besim Ndrecaj pritet që së shpejti të renovohet, të paktën kështu ka vendosur Komuna e Suharekës. Para pak ditësh Komuna e Suharekës ka filluar procedurat tenderuse për renovimin e shtatores e cila ka parashikuar vlerën deri në 20 mijë euro. Sipas dosjes së tenderit shtatorja pritet të zhvendoset për tu derdhur në […]
Shtatorja e heroit Besim Ndrecaj pritet që së shpejti të renovohet, të paktën kështu ka vendosur Komuna e Suharekës.
Para pak ditësh Komuna e Suharekës ka filluar procedurat tenderuse për renovimin e shtatores e cila ka parashikuar vlerën deri në 20 mijë euro.
Sipas dosjes së tenderit shtatorja pritet të zhvendoset për tu derdhur në bronz.
Besim Adem Ndrecaj, dëshmor i kombit shqiptar u lind më 10.10.1956 në fshatin Maqitevë të komunës së Therandës (Suharekës), në shërbim të Njësit Gueril ka qenë nga data 30. 12. 1991 në Lëvizjen Guerile “Shqipet e Lirisë”; bie heroikisht në altarin e lirisë më datë 03. 05. 1995 në Malsi të Re.
Komandanti i njësitit gueril “Zjarri 002” Besim Ndrecaj duke mos pranuar dorëzimin e armës, në vendin e tij të punës në Shirok, komandantit të milicisë serbe famëkeqit Dragan Shoshkiq, Besimi i bie plumbë ballit duke i thënë se vetëm kështu shqiptari e dorëzon armën o biri shkinës, mëpastaj epilogu i kësaj ngjarje rezulton me vrasjen e dy oficereve e disa ushtarëve ushtarako-policor në Malësi të Re, kështu duke paguar veten shumfish me armë në dorë bie heroikisht Besimi, luftëtari i lirisë që ka fituar lavdinë me çmimin e të ndërruarit jetë!
Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar Komuna e Suharekës ka ndërtuar parkut pranë sheshit Besim Ndreca, ku çmimi për këtë tender ishte rreth 11 mijë euro.