Hamdi Bytyçi dhe kryeministri Kurti vizitojnë familjen e heroit Besim Ndrecaj
Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kryetar të Komunës së Suharekës, Hamdi Bytyçi, ka zhvilluar sot një vizitë përkujtimore në familjen e heroit Besim Ndrecaj, në shoqërim të Kryeministrit në deytrë, Albin Kurti.
Të pranishëm ishin edhe deputeti nga Suhareka, Salih Zyba, kandidati për Kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi si dhe përfaqësues nga strukturat e nivelit lokal.
Gjatë vizitës, është shprehur mirënjohje dhe respekt i thellë për sakrificën sublime të heroit Besim Ndrecaj, ndërsa është theksuar se veprimtaria dhe qëndresa e tij janë një amanet i pashlyeshëm për gjeneratat e reja.
Hamdi Bytyçi vlerësoi lart kontributin e familjes së heroit, duke theksuar se përmes kujtimit të gjallë që ajo ruan dhe transmeton, bëhet pjesë e pandashme e historisë së kombit. “Heroizmi i Besim Ndrecës na obligon të punojmë çdo ditë për një Kosovë më të drejtë, më të barabartë dhe më të zhvilluar”, u shpreh Bytyçi.
Nga ana e tij, Kryeministri Kurti shprehu falënderime të veçanta për familjen Ndrecaj, duke nënvizuar se kontributi i tyre është një shtyllë morale për shoqërinë tonë.