18 kandidatë konkurojnë për një vend pune në QKMF-në e Suharekës

05.05.2021

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë me datë 08 prill të këtij viti kishte hapur konkurs për një teknik/e medicinal (infermier/e). ”Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale 06-Nr-769 Me datë 08.04.2021 Në bazë të nenit 8 pika 1 dhe 2 Ligjit të punës Nr-03/L-212 dhe sipas Autorizimit të Kryetarit të Komunës 01-Nr-016-21635 datë […]

18 kandidatë konkurojnë për një vend pune në QKMF-në e Suharekës Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë me datë 08 prill të këtij viti kishte hapur konkurs për një teknik/e medicinal (infermier/e).

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

06-Nr-769

Me datë 08.04.2021

Në bazë të nenit 8 pika 1 dhe 2 Ligjit të punës Nr-03/L-212 dhe sipas Autorizimit të Kryetarit të Komunës 01-Nr-016-21635 datë 08.04.2021, drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpallë këtë konkurs

Një teknik/e medicinale (infermier) në QKMF-Suharekë për kohë të pacaktuar” thuhet në njoftim, përcjellë SuharekaOnline.

Ndërsa, lidhur me këtë konkurs, gjatë ditës së mërkurë Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka publikuar listën me emrat e kandidatëve që kanë aplikuar për këtë vend pune.

Ku sipas kësaj liste të publikuar është bërë e ditur se për një vend pune në QKMF-Suharekë kanë aplikuar 18 kandidatë.