Zyrtare: FC Ballkani prezanton dy transferet e reja
Ballkani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me dy futbollistë të rinj, që do ta ndihmojnë klubin në stinorin pranveror. Gjatë fazës përgatitore në Antalya klubi nga Suhareka ka arritur marrëveshje me futbollistin Arbër Shala, i cili luan në pozitën mbrojtës/anësor i majtë. Klubi nga i cili është transferuar Arbëri është KF Renova nga Maqedonia […]
Ballkani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me dy futbollistë të rinj, që do ta ndihmojnë klubin në stinorin pranveror.
Gjatë fazës përgatitore në Antalya klubi nga Suhareka ka arritur marrëveshje me futbollistin Arbër Shala, i cili luan në pozitën mbrojtës/anësor i majtë.
Klubi nga i cili është transferuar Arbëri është KF Renova nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në të kaluarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrave nga Kosova.
Gjithashtu, është arritur marrëveshja me portierin nga Mali i Zi, Damir Ljuljanovic, i cili ka përvojë ndërkombëtare, ndërsa klubi nga i cili është transferuar në FC Ballkani është FK Decic nga Mali i Zi.
Njoftimi i plotë:
Dy ardhjet e reja në FC Ballkani:
Suharekë, 30.01.2021
Gjatë fazës përgatitore në Antalya kemi arritur marrëveshje me futbollistin Arbër Shala, i cili luan në pozitën mbrojtës/anësor i majtë. Klubi nga i cili është transferuar Arbëri është KF Renova nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në të kaluarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrave nga liga e Kosovës.
Gjithashtu, është arritur marrëveshja me portierin nga Mali i Zi Damir Ljuljanovic, i cili ka përvojë ndërkombëtare, ndërsa klubi nga i cili është transferuar në FC Ballkani është FK Decic nga Mali i Zi.
Na priftë e mbara Arbër & Damir