Volejbollistja Enkela Voci nga KV Gjinoci në Turqi

21.07.2025

16-vjeçarja nga Suhareka, Enkela Voci, do të vazhdojë karrierën në Turqi, ka njoftuar të dielën Federata e Volejbollit e Kosovës.

Volejbollistja Enkela Voci nga KV Gjinoci në Turqi Foto: Ilustrim

Voci, 16-vjeçarja nga Samdaraxha e Suharekës, është transferuar zyrtarisht në klubin turk Kuzeyboru Spor Kulübü, që garon në Ligën e Parë të Turqisë, një nga ligat më të forta në Evropë.

Me një gjatësi prej 184 cm dhe duke luajtur në rolin e pasueses, Enkela ka qenë njëra nga lojtaret më të dalluara të KV Gjinoci dhe pjesë kyçe e Kombëtares së Kosovës në grupmoshat e reja.

Ky transferim i rëndësishëm është jo vetëm një arritje personale për Enkelën, por edhe një lajm i madh për volejbollin kosovar, që vazhdon të prodhojë talente të reja dhe premtuese.

Klubi Kuzeyboru ka theksuar se angazhimi i lojtareve të reja dhe ambicioze është pjesë e strategjisë së tyre për ndërtimin e së ardhmes.

Ndërkohë, Enkela është shprehur e emocionuar dhe e përgatitur për këtë sfidë të re.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More