Të gjitha transferimet e FC Ballkanit në afatin kalimtar të verës!

16.08.2021

Krahas përgatitjeve për edicionin e ri, klubet kosovare kanë pasur afat edhe për transferime të lojtarëve për përforcimin e skuadrës. Klubet futbollistike kanë pasur afat deri ditën e djeshme për të transferuar lojtarë në afatin kalimtar të verës. Edhe në këtë afat kalimtar, klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka bërë disa transferime për përforcim të […]

Të gjitha transferimet e FC Ballkanit në afatin kalimtar të verës! Foto: Ilustrim

Krahas përgatitjeve për edicionin e ri, klubet kosovare kanë pasur afat edhe për transferime të lojtarëve për përforcimin e skuadrës.

Klubet futbollistike kanë pasur afat deri ditën e djeshme për të transferuar lojtarë në afatin kalimtar të verës.

Edhe në këtë afat kalimtar, klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka bërë disa transferime për përforcim të skuadrës.

Në këtë afat kalimtar të verës, Ballkani në drejtim të Bekim Isufit kanë transferuar gjithsej gjashtë lojtarë.

Ballkani ka transferuar Astrit Thaqi (Feronikeli), Rrustem Hoxha (Teuta), Theophilus Solomon (Al Qasida Kuvajt), Malsor Ajeti (Flamurtari), Albion Rrahmani (Malisheva) dhe Stivi Frasheri (Teuta).

Ndryshe sipas transferimeve të bëra nga klubet kosovare, edicioni i ri i Superligës pretendohet të jetë mjaft e nxehtë.