Statistikat e Nuhiut: FC Ballkani rivali më i vështirë

Tashmë ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll, ku Drita kryeson tabelën kështu duke u bërë lidere në këtë stinor vjeshtor.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu po shënon suksese me skuadrën gjilanase që kur e ka nisur rrugën për të drejtuar këtë klub, në gjysmën e dytë të sezonit 2018/19 dhe më pas gjatë tërë sezonit 2019/20.

Nuhiu në total skuadrën gjilanase e ka drejtuar për 68 takime prej tyre 41 fitore, 14 barazime dhe 13 humbje.

Ndërsa që kur Ardiani kishte nisur ta drejtojë Dritën, rivali më i vështirë në Superligë ka qenë klubi nga Suhareka, Ballkani, raporton GazetaOlle.

Ndaj suharekasëve, Drita numëron 3 fitore dhe 5 humbje në 8 duelet me trajnerin shkupjan.

Kujtojmë se në renditjen tabelare në Superligën e Kosovës në futboll, kryeson Drita me 41 pikë duke e lënë mbrapa Ballkanin me 38 pikë e Prishtinën me 32 pikë.

RAPORTO