Sonte Kosova-Shqipëria, ‘Dardanët’ synojnë fitore
Pas tre humbjeve radhazi, të zgjedhurit e Michael Nees kërkojnë t’i japin fund rezultateve negative ndaj Shqipërisë U21. Shqipëria U21 qëndron më mirë në grup, ngase renditen në pozitën e tretë me nëntë pikë, për dallim nga “Dardanët” e rinj që kanë arkëtuar vetëm tre pikë në katër ndeshje. Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte […]
Pas tre humbjeve radhazi, të zgjedhurit e Michael Nees kërkojnë t’i japin fund rezultateve negative ndaj Shqipërisë U21.
Shqipëria U21 qëndron më mirë në grup, ngase renditen në pozitën e tretë me nëntë pikë, për dallim nga “Dardanët” e rinj që kanë arkëtuar vetëm tre pikë në katër ndeshje.
Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndryshe, dje përzgjedhësi Nees tha se janë përgatitur tash e një javë si në aspektin teorik edhe në atë praktik për të dhënë më të mirën. Ai e cilësoi derbi përballjen kundër Shqipërisë dhe pohoi se do të jetë një ndeshje e veçantë për të dy kombëtaret, ndërsa futbollistët Florent Hoti dhe Kreshnik Krasniqi përveq optimizmit thanë se është ndjenjë e veçantë të luajnë dy kombëtare shqiptare mes vete.