FC Ballkani e mirëpret sonte Slavia Praha në “Fadil Vokrri” për shansin historik

27.10.2022

Skuadra e Ballkanit luan sonte në shtëpi, në kuadër të Conference League. Skuadra e Ilir Dajës, Ballkani luan sonte në ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, kundër gjigantit çek, Slavia Prague. Suharekasit do të zbresin në fushë me asgjë për të humbur, në kërkim të fitores që do t’i linte të shpresonin për një kalim tutje. Ballkani […]

FC Ballkani e mirëpret sonte Slavia Praha në “Fadil Vokrri” për shansin historik Foto: Ilustrim

Skuadra e Ballkanit luan sonte në shtëpi, në kuadër të Conference League.

Skuadra e Ilir Dajës, Ballkani luan sonte në ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë, kundër gjigantit çek, Slavia Prague.

Suharekasit do të zbresin në fushë me asgjë për të humbur, në kërkim të fitores që do t’i linte të shpresonin për një kalim tutje.

Ballkani futet në këtë ndeshje nga fundi i tabelës, me 4 pikë, aq sa ka edhe Slavia Prague në pozitën e parafundit.

Kosovarët janë skuadra që ka shënuar më së shumti gola në grup (8), si dhe ka pranuar më së shumti (9). Slavia në anën tjetër mban një gol-diferencë 4:6.

Liderët e grupit janë Sivasspor me 7 pikë, kurse Cluj është në pozitën e dytë me 7 pikë po ashtu.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Slavia luhet me fillim nga ora 21:00.