Ballkani vazhdon ëndrrën në Europë, sot ndeshja ndaj Sivassporit, në ‘Fadil Vokrri’

13.10.2022

Ballkani synon të bëjë sonte një tjetër ndeshje të madhe, pas paraqitjes madhështore në udhëtim kundër Sivasspor. Kampionët e Kosovës, Ballkani luajnë sonte në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, në kuadër të Conference League. Suharekasit vazhdojnë ëndrrën e tyre evropiane, me një synim tash edhe më të madh: kalimi i grupeve. Me katër skuadra në grup, […]

Ballkani vazhdon ëndrrën në Europë, sot ndeshja ndaj Sivassporit, në ‘Fadil Vokrri’ Foto: Ilustrim

Ballkani synon të bëjë sonte një tjetër ndeshje të madhe, pas paraqitjes madhështore në udhëtim kundër Sivasspor.

Kampionët e Kosovës, Ballkani luajnë sonte në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, në kuadër të Conference League.

Suharekasit vazhdojnë ëndrrën e tyre evropiane, me një synim tash edhe më të madh: kalimi i grupeve.

Me katër skuadra në grup, secila me nga katër pikë, Ballkani mund të bëjë sonte një hap të madh, nëse mposht Sivasspor.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Sivasspor është e vlefshme për fazën e grupeve në Conference League.

Ilir Daja me djemtë do të nisin testin e tyre me fillim nga ora 21:00.