I motivuar në kërkim të rezultateve pozitive, Ballkani sot fillon rrugëtimin në Ligën e Kampionëve

11.07.2023

FC Ballkani tashmë ka përfunduar stërvitjen e fundit, para duelit të sotëm kualifikues për Ligën e Kampionëve, ndaj rivalëve bullgar, Ludogorets. Kampioni i Kosovës, FC Ballkani është i gatshëm për përballjen me ekipin bullgar, ku sonte në “Fadil Vokrri” është nikoqir i Ludogorestit.  Ballkani është i motivuar për këtë takim dhe të kompletuar në kërkim […]

I motivuar në kërkim të rezultateve pozitive, Ballkani sot fillon rrugëtimin në Ligën e Kampionëve Foto: Ilustrim

FC Ballkani tashmë ka përfunduar stërvitjen e fundit, para duelit të sotëm kualifikues për Ligën e Kampionëve, ndaj rivalëve bullgar, Ludogorets.

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani është i gatshëm për përballjen me ekipin bullgar, ku sonte në “Fadil Vokrri” është nikoqir i Ludogorestit.

 Ballkani është i motivuar për këtë takim dhe të kompletuar në kërkim të rezultatit pozitiv.

Në konferencën para ndeshjes, trajneri Ilir Daja deklaroi se janë të gatshëm për këtë sfidë dhe nuk do të luajnë në mbrojtje, por që do të kërkojnë rezultat pozitiv në fushë, sikurse edicionin e kaluar kur arritën grupet e Ligës së Konferencës.

Ndeshja kthyese në Bullgari zhvillohet pas tetë ditëve apo më saktë me 19 korrik.