Shkëlqen Shkolla e Futbollit Ballkani, kampion në tri grupmosha në Prizren

para 43 dite

Shkolla e Futbollit Ballkani ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur kampion me tri grupmosha të ndryshme në kuadër të garave të Lidhjes Rajonale të Futbollit (LRF) në Prizren.

Shkëlqen Shkolla e Futbollit Ballkani, kampion në tri grupmosha në Prizren

Tre ekipet e moshave të reja të Shkollës së Futbollit Ballkani arritën të triumfojnë në ligat e tyre përkatëse:

  • Grupmosha U11A, e drejtuar nga trajneri Hamdi Perzhaku.
  • Grupmosha U13A, nën udhëheqjen e trajnerit Premton Bajraktari.
  • Grupmosha U15A, me trajner Zgjuart Kuçi.

Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren ka uruar publikisht futbollistët e rinj, trajnerët e tyre, Koordinatorin e Shkollës dhe të gjithë zyrtarët e tjerë për sukseset e arritura. Gjithashtu, LRF Prizren u ka dëshiruar atyre shumë suksese në garat nacionale, të cilat pritet të fillojnë së shpejti.

Ky sukses i Shkollës së Futbollit Ballkani tregon punën e palodhshme dhe talentin e futbollistëve të rinj, si dhe dedikimin e stafit drejtues dhe trajnerëve të kësaj shkolle të njohur futbolli.

Etiketat

Ofertat e fundit