SC Gjilani me Ismet Munishin synon titullin sezonin e ardhshëm

18.03.2021

Se klubi i Gjilanit këtë vite ka dalë prej objektivave e thotë edhe drejtori ekzekutiv i këtij klubi, Sevdail Robelli. Ai për SportFocus tha se synimi i tyre se bashku më trajnerin Ismet Munishi është që sezonin e ardhshëm të jenë sa më të fuqishëm në luftën për titull.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1 ‘‘I tërë fokusi i klubit është […]

SC Gjilani me Ismet Munishin synon titullin sezonin e ardhshëm Foto: Ilustrim

Se klubi i Gjilanit këtë vite ka dalë prej objektivave e thotë edhe drejtori ekzekutiv i këtij klubi, Sevdail Robelli.

Ai për SportFocus tha se synimi i tyre se bashku më trajnerin Ismet Munishi është që sezonin e ardhshëm të jenë sa më të fuqishëm në luftën për titull.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

‘‘I tërë fokusi i klubit është kampionati 2021/22 ku do te përgatitemi te jemi sa me te fuqishëm dhe ti evitojmë problemet dhe gabimet qe i kemi bërë këtë sezon’’, u shpreh ai.

Po ashtu, ai tha se do jetë në dorën e trajnerit Munishi se cilët lojtarë do jenë pjesë e klubit në sezonin e ardhshëm e cilët jo, madje nuk e përjashtoi mundësinë për prurjet e reja në ekip. ‘‘Ne do te diskutojmë cilët lojtarë do ta bindin trajnerin për të vazhduar edhe një sezon’’, tha Robelli.

Robelli foli për ardhjen e Ismet Munishit si trajneri i ri në klubin e Gjilanit, ku ndër tjerash tregoi se ky i fundit ka kontratë prej 1 vjet e gjysmë. Ardhja e trajnerit Munishi, sipas drejtorit ishte reagim i shpejtë pas dorëheqjes së Bylbyl Sokolit nga klubi, përcjell SportFocus.