‘Biletë kthyse’ për Munishin? – Largimi i Shehit ndez spekulime te Ballkani
Pas dorëheqjes së papritur të ish-trajnerit Orges Shehi, FC Ballkani po kalon një periudhë pritjeje për të vendosur se kush do ta udhëheqë ekipin suharekas, i cili po shkëlqen në Superligën e Kosovës.
Foto: Ismet Munishi - Facebook
Deri në zyrtarizimin e një trajneri të ri, drejtimi i ekipit iu besua Edon Gashit, trajneri i Ballkan U-21, i cili po bën të mundur që loja të vazhdojë pa ndërprerje dhe performanca e ekipit të mbetet konkurruese.
Sipas burimeve të afërta të klubit, emri i Ismet Munishit është duke u diskutuar si kandidat për rikthimin në pankinën kryesore. Munishi tashmë e ka drejtuar ekipin më herët dhe përvoja e tij mund të jetë çelësi për të vazhduar suksese të mëtejshme.
Megjithatë, deri në njoftimin zyrtar nga vet Ballkani, mbetet ende e paqartë se kush do ta marrë drejtimin e ekipit suharekas, duke lënë tifozët në pritje dhe spekulime. Vendimi i ardhshëm mund të jetë vendimtar për sezonin aktual dhe ambiciet e klubit në Superligë.