Superliga e Kosovës rikthehet në aksion, këto janë duelet që do të zhvillohen sot
Sot, e shtunë, Albi Mall Superliga rikthehet në aksion me xhiron e 15-të, ku do të zhvillohen disa sfida mjaft interesante që premtojnë emocione për tifozët.
Ndeshjet e ditës do të zhvillohen në Skenderaj dhe Lipjan:
- Drenica – Gjilani në Skenderaj
- Prishtina e Re – Prishtina në Lipjan
Drenica – Gjilani
Në takimin e parë, Drenica, aktualisht e pozicionuar e shtata në tabelë, pret Gjilanin, që ndodhet vetëm një pozitë më lart me 16 pikë. Të dy skuadrat nuk kanë arritur të fitojnë në xhiron paraprake, dhe kjo i bën më të vendosura për të kërkuar rezultat pozitiv sot. Sfida pritet të jetë e ashpër dhe me shumë luftë në fushë, pasi secila skuadër synon të rikthehet te triumfi.
Prishtina e Re – Prishtina
Në ndeshjen tjetër të ditës, Prishtina e Re do të pres Prishtinën, dhe kjo sfidë vjen me debutime të rëndësishme në stol:
- Vendasit do të jenë nën drejtimin e Qëndrim Kidës, pas largimit të Shpëtim Babajt
- Mysafirët e Prishtinës do të drejtohen nga Afrim Tovërlani, i cili zëvendëson Arsim Thaçin
Në përballjen e parë këtë sezon mes këtyre dy ekipeve, fitoren e kishte regjistruar Prishtina me rezultat 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kjo përballje pritet të jetë po aq interesante, sidomos pas ndryshimeve në stolin teknik të të dyja skuadrave.
Të dy takimet janë parashikuar të nisin në ora 13:00, duke premtuar emocione dhe ndeshje të forta për tifozët dhe dashamirësit e futbollit kosovar.