Renditja e re nga FIFA, Kosova ka rënie, Shqipëria ngritje

21.10.2021

Kombëtarja e Kosovës gjatë muajit tetor zhvilloi dy ndeshje, ku në të dya këto ndeshje ka pësuar humbje. Humbjen e parë në tetor e pësoi Kosova ndaj Suedisë, ku ‘Dardanët’ u mposhtën me rezultat 2-0, si dhe nga Gjerogjia pësoi humbje me rezultat 1-2. Ndërsa këto humbje të Kosovës, ‘Dardanëve’ i kanë kushtuar me humbje […]

Renditja e re nga FIFA, Kosova ka rënie, Shqipëria ngritje Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës gjatë muajit tetor zhvilloi dy ndeshje, ku në të dya këto ndeshje ka pësuar humbje.

Humbjen e parë në tetor e pësoi Kosova ndaj Suedisë, ku ‘Dardanët’ u mposhtën me rezultat 2-0, si dhe nga Gjerogjia pësoi humbje me rezultat 1-2.

Ndërsa këto humbje të Kosovës, ‘Dardanëve’ i kanë kushtuar me humbje të pozitës në ranglistën e FIFA-s.

‘Dardanët’ kanë humbur katër pozita në ranglistën e FIFA-s, kështu duke rënë nga vendi i 10-të në atë të 113-të.

Ndërsa, Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar ngritje në këtë ranglistë gjatë muajit tetor.

Shqipëria është ngritur për tri pozita më lartë në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror, ku nga vendi i 66-të ka arritur të ngritet në atë të 63-të.

Ndërkaq, në vendin e parë në këtë ranglistë renditet Belgjika, kështu duke lënë pas Brazilin (2), Francën (3), Italinë (4) dhe Anglinë (5).