FIFA mohon akuzat për favorizim të Argjentinës: Vendimet ndaj Egjiptit ishin të drejta
FIFA ka reaguar ndaj pretendimeve se Argjentina është favorizuar nga gjyqtarët në Kupën e Botës 2026, pas polemikave që shoqëruan fitoren 3:2 ndaj Egjiptit në fazën e 1/8 së finales.
Foto: Ilustrim
Federata Egjiptiane e Futbollit kishte kërkuar përjashtimin e ekipit të arbitrimit, duke pretenduar se u dëmtua nga anulimi i golit të Mostafa Zikos dhe mosakordimi i një penalltie ndaj Mohamed Salahut.
Shefi i Komisionit të Gjyqtarëve në FIFA, Pierluigi Collina, hodhi poshtë akuzat për favorizim të Argjentinës, duke theksuar se vendimet ishin marrë në përputhje me rregullat e lojës. Sipas tij, goli i Zikos u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për një faull ndaj Lisandro Martinez, ndërsa kontakti ndaj Salahut u vlerësua si i pamjaftueshëm për penallti.
Collina shtoi se integriteti dhe profesionalizmi i arbitrave nuk mund të vihen në dyshim, duke mbrojtur punën e ekipit të gjyqtarëve në këtë ndeshje.
