Superkupa e Kosovës zhvillohet më 25 janar në Antalia

18.12.2025

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur datën dhe detajet e zhvillimit të ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ku do të përballen FC Drita dhe FC Prishtina.

Superkupa e Kosovës zhvillohet më 25 janar në Antalia Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të FFK-së, ndeshja do të zhvillohet më 25 janar 2026 (e diel), me fillim nga ora 14:30 sipas kohës lokale të Turqisë, respektivisht 12:30 sipas kohës në Kosovë. Takimi do të luhet në stadiumin “Mardan Palace” në Antalia.

Në këtë finale do të ballafaqohen Drita, kampione e Kosovës, dhe Prishtina, fituese e Kupës së Kosovës për edicionin 2024/25, në një duel që pritet të zgjojë interes të madh te tifozët.

Vendimi për zhvillimin e Superkupës në Antalia është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, duke marrë parasysh se të dyja ekipet do të jenë të angazhuara në përgatitjet dimërore në këtë qytet nga 15 deri më 30 janar 2026. Kjo zgjidhje është bërë në përputhje me agjendën e klubeve, për të lehtësuar organizimin dhe përgatitjet e skuadrave.

Ndryshe, kjo është hera e katërt që finalja e Superkupës së Kosovës zhvillohet në Antalia të Turqisë. Më herët, në këtë qytet janë zhvilluar edhe finalet Drita–Prishtina, Llapi–Ballkani dhe Prishtina–Ballkani.

Superkupa e Kosovës pritet të shërbejë si një test i rëndësishëm për të dyja skuadrat para vazhdimit të pjesës së dytë të sezonit garues.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More