Hajdari largohet nga grumbullimi i Kosovës, Avdullahu lirohet përkohësisht

29.09.2026

Mbrojtësi Albian Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të Kosovës për dy ndeshjet e radhës ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Hajdari është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi është vlerësuar se nuk do të arrijë të rikuperohet në kohë nga lëndimi. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta rikthyer në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda, mbrojtësi nuk do të mund të luajë në këto dy përballje.

Ndërkohë, nga grumbullimi është liruar përkohësisht edhe mesfushori Leon Avdullahu, për arsye familjare. Ai pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.