Dalin në shitje biletat për tifozët e Kosovës për ndeshjen Izrael–Kosovë
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen Izrael–Kosovë, e cila do të zhvillohet më 1 tetor 2026 në Debrecen të Hungarisë.
Foto: Ilustrim
Ndeshja do të nisë në ora 20:45, ndërsa dyert e stadiumit do të hapen në ora 19:15. Tifozët e Kosovës do të vendosen në sektorin D3.
Gjatë procesit të blerjes së biletës, tifozët duhet të plotësojnë saktë numrin e letërnjoftimit ose pasaportës, të ngarkojnë fotografinë e dokumentit identifikues, si dhe të japin emrin dhe mbiemrin e plotë, adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
FFK ka paralajmëruar se tifozët të dhënat e të cilëve nuk përputhen me dokumentin identifikues nuk do të lejohen të hyjnë në stadium.
Shitja e biletave për tifozët e Kosovës do të mbyllet më 30 shtator në ora 20:00.
Izrael – Kosovë
📍 Debrecen, Hungari
📅 1 tetor 2026
🕣 20:45
🚪 Dyert: 19:15
🎟️ Sektori: D3
Linku për blerjen e biletave: https://tickets.leaan.net/event /6a7dca140251e3695b5e29f6 /6ab7795f2b745f8c9cb17552
