Premier Liga, Manchester United – Leicester City, mungesat dhe formacionet e mundshme
Manchester United dhe Leicester City do të përballen në kuadër të ligës kryesore të Anglisë, Premier Liga. Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet sot me fillim prej orës 19:00 në stadiumin “Old Trafford”. Aktualisht në renditjen tabelare në Premier Ligë, Manchester United ndodhet në pozitën e 2-të me gjithsej 70 pikë, ndërsa Leicester City në […]
Manchester United dhe Leicester City do të përballen në kuadër të ligës kryesore të Anglisë, Premier Liga.
Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet sot me fillim prej orës 19:00 në stadiumin “Old Trafford”.
Aktualisht në renditjen tabelare në Premier Ligë, Manchester United ndodhet në pozitën e 2-të me gjithsej 70 pikë, ndërsa Leicester City në pozitën e 4-të me 63 pikë.
Kur kanë mbetur edhe disa orë deri në fillimin e takimit janë bërë publike formacionet e mundshme të të dy klubeve angleze.
Te Manchester United pritet të mungojnë Anthony Martial, Phil Jones, Daniel James dhe Harry Maguire për shkak të lëndimeve.
Ndërsa te Leicester City pritet të mungojnë James Justin, Harvey Barnes dhe Wes Morgan për shkak të lëndimeve.
Formacionet e mundshme
Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Tuanzebe, Bailly, Telles; McTominay, Matic; Amad, Beek, Mata; Greenwood
Trajner: Ole Gunnar Solskjaer
Leicester City (3-4-2-1): Schmeichel; Amartey, Fofana, Söyüncü; Pereira, Praet, Tielemans, Thomas; Perez, Maddison; Iheanacho
Trajner: Brendan Rodgers