Manchester United përmbys rezultatin në minutat e fundit, triumfon në derbin ndaj Cityt
Manchester United ka dalë fitues në një derbi të zjarrtë ndaj Manchester Cityt në Premier League, duke siguruar një triumf dramatik në minutat e fundit. Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium” u mbyll me rezultatin 1:2 në favor të “Djajve të Kuq”.
Fillimi i ndeshjes ishte i ekuilibruar, me të dy skuadrat që kërkonin epërsinë. Pritjet u thyen në minutën e 36-të, kur Josko Gvardiol shënoi për Manchester Cityn, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin.
Por ndeshja kulmoi në fund, me Manchester United që tregoi shpirt luftarak. Në minutën e 88-të, Bruno Fernandes barazoi rezultatin nga pika e bardhë, pas një penalltie të akorduar për mysafirët.
Dramatike ishte edhe më tej, kur në minutën e 90-të, Amad Diallo realizoi një gol të bukur, duke vulosur fitoren e madhe për Manchester United.
Kjo fitore i ngjit “Djajtë e Kuq” në kuotën e 22 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 12-të në tabelën e Premier League. Në anën tjetër, Manchester City mbetet në vendin e pestë me 27 pikë, duke humbur një mundësi për të ngushtuar diferencën me skuadrat e kreut.