Manchester United e përjashton Ronaldon nga ndeshja kundër Chelseat
Manchester United të shtunën do të përballet me Chelsean, por për këtë sfidë Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës së ‘Djajve të Kuq’. Në ndeshjen e zhvilluar ndaj Tottenhamit në Old Trafford, Ronaldo u largua nga para përfundimit të ndeshjes. Megjithatë edhe pse nuk është dhënë arsyeja, sjella e tij në përfundimin […]
Manchester United të shtunën do të përballet me Chelsean, por për këtë sfidë Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës së ‘Djajve të Kuq’.
Në ndeshjen e zhvilluar ndaj Tottenhamit në Old Trafford, Ronaldo u largua nga para përfundimit të ndeshjes.
Megjithatë edhe pse nuk është dhënë arsyeja, sjella e tij në përfundimin e ndeshjes duket që të jetë motivi që ka çuar Manchester Unitedin në marrjen e këtij vendimi.
Në deklaratën zyrtare të ‘Djajve të Kuq’, thuhet se: “Cristiano nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Man United për ndeshjen e kësaj të shtune kundër Chelseat. Pjesa tjetër e skuadrës është plotësisht e përqendruar në përgatitjen për atë ndeshje”.