Man Utd synon Donnarumman dhe Whartonin me ofertë prej 150 milionë euro

19.08.2025

Manchester United është futur fuqishëm në fazën e fundit të afatit kalimtar të verës, me synimin për të përforcuar dy pozita kyçe: portën dhe mesfushën.

Man Utd synon Donnarumman dhe Whartonin me ofertë prej 150 milionë euro Foto: Ilustrim

Sipas mediumit Fichajes, drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” i kanë vendosur vetes dy objektiva madhorë për ta mbyllur me sukses këtë merkato.

Pas gabimeve të fundit dhe largimit të Andre Onanës, United është në kërkim të një portieri të nivelit më të lartë. Gianluigi Donnarumma, gardiani i Paris Saint-Germain, është në krye të listës dhe shihet si njeriu që mund t’i japë qetësi dhe siguri prapavijës së skuadrës.

Ndërkohë, vëmendje e madhe po i kushtohet edhe mesfushës. Partneriteti aktual mes Casemiros dhe Bruno Fernandes nuk ka funksionuar siç pritej, ndaj drejtuesit e United po synojnë Adam Wharton, talentin e ri të Crystal Palace. Me afrimin e tij, Bruno do të kishte më shumë liri për të kontribuar në fazën sulmuese.

Thuhet se klubi ka vënë në dispozicion 150 milionë euro për të realizuar këto dy transferime të bujshme.

Synimi i “Djajve të Kuq” është i qartë: ndërtimi i një formacioni konkurrues, i aftë të përballet me skuadrat më të mëdha në Angli dhe Evropë. Tifozët presin suksese, dhe këto dy afrime shihen si mundësi për ta nisur një epokë të re në “Theatre of Dreams”.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More