Premier Liga, Leicester City – Newcastle United, mungesat dhe formacionet e mundshme

07.05.2021

Leicester City dhe Newcastle United do të përballen në kuadër të ligës kryesore të Anglisë, Premier Liga. Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet sot me fillim prej orës 21:00 në stadiumin “King Power Stadium”. Aktualisht në renditjen tabelare në Premier Ligë, Leicester City ndodhet në pozitën e 3-të me gjithsej 63 pikë, ndërsa Newcastle United […]

Premier Liga, Leicester City – Newcastle United, mungesat dhe formacionet e mundshme Foto: Ilustrim

Leicester City dhe Newcastle United do të përballen në kuadër të ligës kryesore të Anglisë, Premier Liga.

Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet sot me fillim prej orës 21:00 në stadiumin “King Power Stadium”.

Aktualisht në renditjen tabelare në Premier Ligë, Leicester City ndodhet në pozitën e 3-të me gjithsej 63 pikë, ndërsa Newcastle United në pozitën e 17-të me 36 pikë.

Kur kanë mbetur edhe disa orë deri në fillimin e takimit janë bërë publike formacionet e mundshme të të dy klubeve angleze.

Te Leicester City pritet të mungojnë James Justin, Harvey Barnes dhe Wes Morgan për shkak të lëndimeve.

Ndërsa te Newcastle pritet të mungojnë Isaac Hayden, Jamaal Lascelles, Karl Darlow dhe Ryan Fraser për shkak të lëndimeve, kurse Fabian Schär pritet të mungojë për shkak të kartonit të kuq.

Formacionet e mundshme

Leicester City (3-4-1-2): Schemeichel; Söyüncü, Evans, Fofana; Castagne, Tielemans, Ndidi, Pereira; Maddison; Iheanacho, Vardy.

Trajner: Brendan Rodgers

Newcastle United (3-5-2): Dubravka; Dummet, Clark, Fernandez; Murphy, Almiron, Shelvey, Longstaff, Ritchie; Saint-Maximin, Wilson

Trajner: Steve Bruce