Përfundon ndeshja në Suharekë, Ballkani e mposht Malishevën

25.11.2021

Në kuadër të kësaj xhiroje është zhvilluar edhe ndeshja mes Ballkanit dhe Malishevës në stadiumin e qytetit në Suharekë. Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka shënuar fitore ndaj Malishevës me rezultat 2-0. Albion Rrahmani ka qenë vendimtar për Ballkanin në ndeshjen e sotme ndaj ish-skuadrës së tij, Malishevës. I njohur si “Lewandowski i Malishevës”, Rrahmani […]

Përfundon ndeshja në Suharekë, Ballkani e mposht Malishevën

Në kuadër të kësaj xhiroje është zhvilluar edhe ndeshja mes Ballkanit dhe Malishevës në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka shënuar fitore ndaj Malishevës me rezultat 2-0.

Albion Rrahmani ka qenë vendimtar për Ballkanin në ndeshjen e sotme ndaj ish-skuadrës së tij, Malishevës.

I njohur si “Lewandowski i Malishevës”, Rrahmani ka shënuar golin e parë në ndeshje në minutën e 75.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Ermal Krasniqi ka shënuar golin e sigurisë për suharekasit.

Me këtë fitore, Ballkani rikthehet në pozitën e dytë tabelare me 27 pikë, vetëm një më pak si lideri, Gjilani.

Etiketat

Ofertat e fundit