Përfundon miqësorja në Suharekë, Ballkani e mposht edhe Fushë Kosovën
Ballkani është duke treguar suksese të jashtëzakonshëm në këtë sezonë, ku edhe u ringjit në pozitën e parë me 24 pikë, duke lënë pas Dritën të cilën e mposhti të shtunën në Suharekë me rezultat 2-0. Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore ndaj FC Fushë Kosovës. Ndeshja miqësore është zhvilluar […]
Ballkani është duke treguar suksese të jashtëzakonshëm në këtë sezonë, ku edhe u ringjit në pozitën e parë me 24 pikë, duke lënë pas Dritën të cilën e mposhti të shtunën në Suharekë me rezultat 2-0.
Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore ndaj FC Fushë Kosovës.
Ndeshja miqësore është zhvilluar sot me fillim prej orës 14:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Tashmë ka përfunduar gjithçka në Suharekë, ku Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Fushë Kosovës.
Golat për Ballkanin i ka shënuar Sekiraqa, A.Berisha dhe Rrahmani.