Paraguai në festë, presidenti shpall ditë pushimi pas kualifikimit historik në 1/8 e finales
Paraguai po feston një nga sukseset më të mëdha të futbollit të tij në vitet e fundit. Presidenti i vendit, Santiago Peña, ka shpallur 30 qershorin ditë pushimi kombëtar për të zgjatur festimet pas kualifikimit historik të kombëtares në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës.
Foto: Ilustrim
Vendimi u mor përmes dekretit nr. 6280, pasi Paraguai eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive, duke siguruar një vend mes 16 skuadrave më të mira të turneut.
Në mesazhin e tij, presidenti Peña e cilësoi këtë sukses si një moment që bashkoi të gjithë kombin, duke vlerësuar vendosmërinë, besimin dhe karakterin e futbollistëve paraguajanë.
Ndërkohë, në qytete të ndryshme të Paraguait, mijëra tifozë kanë dalë në rrugë për të festuar arritjen historike të kombëtares së tyre.
