Haaland përballë Kane, Norvegjia dhe Anglia luftojnë sonte për një biletë në gjysmëfinalen e Botërorit
Sonte në orën 23:00, stadiumi “Hard Rock” në Miami pritet të jetë në qendër të vëmendjes së botës së futbollit, pasi Norvegjia dhe Anglia përballen në një duel vendimtar për Kupën e Botës 2026.
Kjo sfidë sjell përballjen mes dy prej sulmuesve më të njohur në futbollin botëror, Erling Haaland dhe Harry Kane, të cilët do të udhëheqin skuadrat e tyre në kërkim të një vendi në gjysmëfinale.
Norvegjia kërkon të vazhdojë rrugëtimin historik në turne, ndërsa Anglia synon të rikthehet fuqishëm drejt trofeut të shumëkërkuar të Botërorit.
Fituesi i kësaj përballjeje do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e duelit tjetër mes Argjentinës dhe Zvicrës.
Ndeshja ishte diskutuar se mund të shtyhej për shkak të temperaturave të larta në Miami, por organizatorët kanë konfirmuar zhvillimin e saj sipas orarit të planifikuar.
