Anglia turpëron Francën me katër gola në pjesën e parë

18.07.2026

Një dominim total dhe i jashtëzakonshëm i Anglisë ka karakterizuar 45 minutat e para të finales së vogël për vendin e tretë në Kupën e Botës 2026.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel ka shpartalluar mbrojtjen e Francës, duke shkuar në pushimin e ndeshjes me avantazhin e thellë 4-0.

Ndeshja nisi me një ritëm të çmendur për britanikët. Që në minutën e 3-të, kapiteni Declan Rice lëshoi një predhë nga distanca duke zhbllokuar shifrat. Francezët nuk arritën të mblidhnin veten dhe në minutën e 18-të, pas një kornere të ekzekutuar sërish nga Rice, mbrojtësi Ezri Konsa këceu më lart se të gjithë duke dyfishuar avantazhin me kokë.

Franca u përpoq të reagonte përmes shpërthimeve të Kylian Mbappé, por pa gjetur rrugën e rrjetës. Fundi i pjesës së parë u shndërrua në një makth të vërtetë për “Gjelat”.

Bukayo Saka realizoi golin e tretë në minutën e 37-të pas një rrëmuje në zonë, dhe po i njëjti lojtar vulosi rezultatin 4-0 në minutën e parë shtesë.

Franca ka përpara një mision pothuajse të pamundur në pjesën e dytë, ndërsa Anglia duket me një këmbë në podiumin e këtij Botërori.