Ofendoi dhe kërcënoi gjyqtarët e ndeshjes, kryetarit të Ballkanit i shqiptohet masë disiplinore

14.04.2021

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 13.04.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisionii Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhirosë 28-të të Superligës së Kosovës si dhe Ligës së parë GRUPI A […]

Ofendoi dhe kërcënoi gjyqtarët e ndeshjes, kryetarit të Ballkanit i shqiptohet masë disiplinore Foto: Ilustrim

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 13.04.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisionii Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhirosë 28-të të Superligës së Kosovës si dhe Ligës së parë GRUPI A DHE GRUPI B, java 22 dhe duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video inçizimeve telivizive dhe konform Dispozitave të Rregullores disiplinore mori këto:

V E N D I M E:

Kryetari i KF Trepca’89, Abedin Zeka në emisionin sportiv të TV Dukagjin, me 04.04.2021
akuzon rëndë organet e FFK-se pa fakte, që është në kundërshtim me etikën sportive.
Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c i Rregullores Disiplinore.
Dënohet me të holla me shumë prej 500 euro. Afati i pagesës eshte 8-dite nga data e vendimit.

Kryetari KF Ballkani, Arsim Kabashi me numer ID 009626M85. Pas perfundimit të ndeshjes në mes të KF Ballkani – FC Prishtina e zhvilluar me date:04.04.2021, në ambientet zyrtare të stadiumit i ofendon dhe i kërcënon referet e ndeshjes. Bazuar ne nenin 52 paragrafi 1 pika a i Rregullores Disiplinore.
I shqiptohet masa disiplinore vërejtje e fundit.

Kryetrajneri i SC Gjilani, Ismet Munishi me numer të ID 009766M74. Në emisionin sportiv të ATV me 04.04.2021 deklaron se në ndeshjen FC Prishtina – SC Gjilani të javës së 26-të, FC Prishtina në favor të vetin kishte referet si (lojtarin e 12) dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjes si dhe prejudikon sipas teorive të tij se kush do të bëhet kampion duke thyer etiken sportive.
Bazuar ne nenin 40 paragrafi 1 pika c i rregullores disiplinore.
Denohet me të holla me shumë prej 500 Euro. Afati i pagesës është 8-ditë nga data e vendimit.

Zyrtari i KF Trepca’89, Arsim Islami me numer ID 009898M75 ne minuten 77 ndeshkohet me karton te kuq sepse me tone te larta shan dhe ofendon referet e ndeshjes KF Drenice – KF Trepca’89 ku edhe pas perfundimit te ndeshjes kishte vazhduar me sharje dhe me fyrje ndaj referve.
Bazuar ne nenin 39 paragrafi 3 rregullores disiplinore. Denohet me dy ndeshje zyrtare te organizuara nga FFK.

Ardi Salihu, futbollist i FC Prishtina me numer të fanellës 13 si dhe me numër të ID 00653M03 në ndeshjen KF Liria – FC Prishtina në Superligën juniorët e zhvilluar në Prizren. Në minutën e 62-të të takimit (fyrje në lojtarin kundërshtar) dhe ndëshkohet me karton të kuq direkt. Bazuar ne nenin 39 paragrafi 3 rregullores disiplinore.
Denohet me dy ndeshje zyrtare të organizuara nga FFK.

Komisioni Disiplinor shqyrtoi edhe rastet e klubeve të futbollit në procedura të hapura disiplinore për mos përmbushjen e detyrimeve ndaj lojtarëve të tyre, konform kontratave të punës për periudhat e caktura kohore deri sa të njëjtit ishin anëtarë të tyre dhe për të njëjtit duke ju referuar akteve normative konform dispozitave të Rregullores Disiplinore neni 69 paragrafi 1 pika a, sjell këtë vendim:

1.KF Ferizaj
2.KF Vushtrria
3.KF Trepca nga Mitrovica
4.KF Vitia nga Vitia
5.KF Arbëria

DENOHEN: me të holla në shumë prej 1000 (njëmijë) euro.
Afati i pagesës është 8-të ditë nga vendimi i marrë.
Për klubet të cilat nuk i përmbushin detyrimet-obligimet financiare ndaj lojtarëve ne kontratat për periudhat e caktuara kohore.
Obligohen klubet që brenda afatit kohore prej 15-të ditëve që t’i kryejnë detyrimet ndaj lojtarëve si dhe klubet tjera janë të obliguara që në tërësi t’i kryejnë obligimet ndaj lojtarëve. Përndryshe pason masa disiplinore (marrja e pikëve).


Arsyetim: Komisionini Disiplinor me rastin e sjelljes së këtij vendimi për bazë pati ankimimet e lojtarëve nga klubet e sipërshënuara, dëshmitë nga raportet bankare për moskryrje të obligimeve ndaj të njëjtëve, takimet me zyrtar të klubeve në procedura disiplinore, përcaktimet e afateve kohore për kryrje të detyrimeve dhe nga të njëjta nxjerri këtë vendim komulativ për klubet të cilat neglizhuan rastin.

Komisioni po ashtu hapi procedurë disiplinore ndaj:
-ndaj KF Vitia lëshim në organizimin e ndeshjes, pas përfundimit të pjesës së parë persona të paautorizuar hyn në lokalet zyrtare ku ishin të vendosur referet e ndeshjes dhe fyen dhe kërcënuan referet e ndeshjes.
Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores Disiplinore. Kërkohet deklaratë shtesë nga perfaqësuesi për siguri i KF Vitia, Datë:16.04.2021 ora 13:00

-ndaj kryetarit të KF Vitia, Florent Emini, i cili bashkë me një person të paautorizuar, hyn në lokalet zyrtare ku ishin të vendosur referet e ndeshjes dhe fyen e kërcënon referët e ndeshjes, si dhe akuzon organet e FFK-së. Po ashtu i njëjti nuk kishte lejuar të fillojë pjesa e dytë për 10 (dhjetë) minuta me pretekst se nuk vazhdojmë pjesën e dytë pa ardhur prokurori, sepse dyshon në ndarjen e drejtësisë.
Bauzar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetari i klubit Vitia, Florent Emini Date:16.04.2021 ora 13:00.

-ndaj kryetrajnerit të FC Llapi, Tahir Batatina, ID 0011144M77.
Gjate debatit televizi në emision sportiv të KTV-së të datës 11.04.2021, perdorë gjuhë të pa përshtatshme ndaj gazetares (analistes) së RTK-së, Qendresa Krelani, e që është në kundërshtim me etikën sportive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë shtesë nga trajneri i FC Llapi, Tahir Batatina. Date:16.04.2021 ora 13:00.

KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 3 (tri) ditëve nga data e sjellje së këti vendimi ; datë 13.04.2021, respektivisht publikimit në faqen zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 13.04.2021
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku