Nesër prezantohet logoja dhe fanellat e reja të përfaqësueses së Kosovës

22.03.2021

Nesër do të bëhet prezantimi i logos së re të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe i fanellave të përfaqësueses së Kosovës me të cilën do të luajë në ndeshjet eliminatore për Botërorin 2022. Prezantimi do të bëhet në një konferencë për media në ora 12:00. Logo e re e Federatës së Futbollit të […]

Nesër prezantohet logoja dhe fanellat e reja të përfaqësueses së Kosovës Foto: Ilustrim

Nesër do të bëhet prezantimi i logos së re të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe i fanellave të përfaqësueses së Kosovës me të cilën do të luajë në ndeshjet eliminatore për Botërorin 2022.

Prezantimi do të bëhet në një konferencë për media në ora 12:00.

Logo e re e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është realizuar nga UEFA. Kjo konfirmohet për Gazetën Express edhe nga sekretari gjeneral i FFK-së, Eroll Salihu.

Sipas Salihut, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ua ka besuar ekspertëve të UEFA-s realizimin e logos së FFK-së, njësoj siç ua kanë realizuar edhe disa shteteve tjera.