Lindon Emërllahu feston 23-vjetorin, FFK e uron mesazh të veçantë: “Të mira pa fund!”
Mesfushori i Kosovës dhe lojtari i skuadrës rumune CFR Cluj, Lindon Emërllahu, feston sot ditëlindjen e 23-të.
Foto: Ilustrim
Me këtë rast, Federata e Futbollit e Kosovës e ka uruar përmes një postimi në Facebook, duke i dërguar mesazhe suksesi dhe lumturie në jetë.
“Urime ditëlindjen e 23-të, Lindon Emërllahu, të dëshirojmë të mira pa fund!”, shkroi FFK në urimin e saj.
Emërllahu vazhdon të mbetet një nga talentet më premtues dhe një nga figurat e rëndësishme të futbollit kosovar. Në vitin 2024, ai u shpall “Sportisti më i mirë i vitit” në Kosovë, ndërsa mori edhe titullin e njëjtë në qytetin e tij të lindjes, Suharekë, si dëshmi e vlerësimit të lartë për kontributin e tij në sport.
Karriera e tij në fundi ka njohur rritje të madhe, me paraqitje të qëndrueshme në kampionatin rumun, por edhe me rolin e tij gjithnjë e më të konsoliduar në përfaqësuesen e Kosovës. Në moshë të re, Emërllahu ka arritur që të kthehet në shembull frymëzimi për të rinjtë dhe një pasuri për futbollin tonë.
Sot, në ditën e 23-vjetorit, urimet dhe vlerësimet për të vijnë nga të gjithë ata që e njohin karrierën, karakterin dhe potencialin e tij.