Ndeshja Ballkani – Gjilani, i besohet këtij gjyqtari

20.05.2022

Tashmë janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave në elitën e futbollit kosovar. Të dielën ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Suharekë, ku Ballkani do të pret Gjilanin. Ky takim luhet më 22 maj (e diel) me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë. Drejtësia në […]

Ndeshja Ballkani – Gjilani, i besohet këtij gjyqtari Foto: Ilustrim

Tashmë janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave në elitën e futbollit kosovar.

Të dielën ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Suharekë, ku Ballkani do të pret Gjilanin.

Ky takim luhet më 22 maj (e diel) me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Drejtësia në këtë takim i është besuar gjyqtarit Bardh Ajeti, me asistentët, Edmond Zeqiri dhe Visar Kelmendi. Ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Valon Abazi.

Në VAR do të jetë Gramos Shala, në AVAR Fatlum Berisha, operator Naser Krasniqi, vëzhgues i gjyqtarëve Afrim Haliti dhe delegat Xhafer Dobra.