Kosova U21 zgjedh trajnerin e ri, ky është gjermani që do t’i drejtojë Dardanët

29.01.2021

Në kuadër të reformave dhe strategjisë së re të FFK-së, sot, presidenti Agim Ademi ka bërë prezantimin e përzgjedhësve të rinj për Kombëtaren U21. Kombëtarja U21 tash e tutje do të drejtohet nga Michael Nees, i cili njëherësh është edhe drejtor teknik në FFK tash e katër vjet. Nees do të zëvendësojë në këtë post […]

Kosova U21 zgjedh trajnerin e ri, ky është gjermani që do t’i drejtojë Dardanët Foto: Ilustrim

Në kuadër të reformave dhe strategjisë së re të FFK-së, sot, presidenti Agim Ademi ka bërë prezantimin e përzgjedhësve të rinj për Kombëtaren U21.

Kombëtarja U21 tash e tutje do të drejtohet nga Michael Nees, i cili njëherësh është edhe drejtor teknik në FFK tash e katër vjet.

Nees do të zëvendësojë në këtë post trajnerin e deritashëm Rafet Prekazi.

Gjermani është pjesë e FFK-së që nga viti 2017.

Si këshilltar dhe trajner ai ka punuar në vende si Japonia, Ruanda, Afrika e Jugut, dhe Izrael. Ai në vitet 2013-2015 ka qenë trajneri i Kosovës U21.

FFK ka qenë në bisedime edhe me trajnerë të tjerë, si Shefki Kuqi e Afrim Tovërlani, por marrëveshja është arritur me gjermanin.