Kosova – Burkina Faso, formacioni i mundshëm i ‘Dardanëve’

24.03.2022

Dardanët janë nikoqir të afrikanëve në ndeshjen që luhet sonte me fillim nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. Përpos që kjo ndeshje për Kombëtaren e Kosovës do të jetë e para për vitin 2022, po ashtu do të jetë edhe takimi i parë për trajnerin francez, Alain Giresse në drejtimin e Dardanëve. […]

Kosova – Burkina Faso, formacioni i mundshëm i ‘Dardanëve’ Foto: Ilustrim

Dardanët janë nikoqir të afrikanëve në ndeshjen që luhet sonte me fillim nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Përpos që kjo ndeshje për Kombëtaren e Kosovës do të jetë e para për vitin 2022, po ashtu do të jetë edhe takimi i parë për trajnerin francez, Alain Giresse në drejtimin e Dardanëve.

Ndërkaq, Dardanët, të mërkurën, e kanë zhvilluar seancën e tretë dhe të fundit para kësaj ndeshjeje, ku u punua me dinamizëm dhe në detaje taktike.

Nga kombëtarja kanë bërë të ditur se atmosfera në ekip është mjaft e mirë dhe të gjithë presin që ta nisin vitin me këmbë të mbarë.

Ndonëse trajneri Giresse do ta përjetojë sot sfidën e parë në drejtimin e Dardanëve dhe se ende është duke u njohur me lojtarët, ai nuk pritet që të bëjë ndryshime në formacion.

Sipas mediumit Telegrafi, porta do t’i besohet Arijanet Muric, derisa në mbrojtje do të rreshtohen Florent Hadergjonaj në të djathtë, Mërgim Vojvoda në të majtë dhe dyshja e qendrës së mbrojtjes Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti.

Ndërkaq, në mesfushë pritet të jetë Florian Loshaj së bashku me Blendi Idrizin si dhe njëri mes Ibrahim Dresevic ose Valon Berisha.

Në krahun e djathtë të sulmit do të vendoset Milot Rashica, derisa në të majtë pritet të jetë Zymer Bytyqi pasi Elbasan Rashani pësoi një lëndim në stërvitjen e fundit dhe është në dyshim për këtë sfidë.

Vedat Muriqi do të jetë në qendër të sulmit dhe njëherit rreziku kryesor për portën e Kombëtares afrikane.

Formacioni i mundshëm i Kosovës:

Kombëtarja e Kosovës: Muriq, Hadergjonaj, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Dresheviq, Idrizi, Loshaj, Bytyqi, Rashica, Muriqi.