Ismet Munishi shkarkohet nga SC Gjilani

25.04.2022

Sipas asaj që raporton gazetari, Arlind Sadiku, bëhet e ditur se Ismet Munishi nga sot nuk do ta drejtojë SC Gjilanin. Po ashtu, ai ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit 13 mujor te Gjilani, trajneri Munishi ka fituar rreth 40 mijë euro, kurse shkarkimi ka ndodhur për shkak të daljes nga objektivat. Gjilanasit pësuan […]

Ismet Munishi shkarkohet nga SC Gjilani Foto: Ilustrim

Sipas asaj që raporton gazetari, Arlind Sadiku, bëhet e ditur se Ismet Munishi nga sot nuk do ta drejtojë SC Gjilanin.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit 13 mujor te Gjilani, trajneri Munishi ka fituar rreth 40 mijë euro, kurse shkarkimi ka ndodhur për shkak të daljes nga objektivat.

Gjilanasit pësuan humbje në fundjavë nga Dukagjini, duke i humbur thuajse tërësisht gjasat për titull të kampionit, ndërsa zbritën në pozitën e tretë me pikë të njëjta me Dritën.

Kohëve të fundit Munishi kishte kërkuar të luhet futboll i pastër, duke shfaqur dyshime në rregullim të ndeshjeve.