Giresse publikon listën e Dardanëve për ndeshjet e shtatorit

16.09.2022

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e këtij muaji. Trajneri francez për grumbullimin e shtatorit ka ftuar 26 futbollistë, të cilët do t’i ketë në dispozicion për duelet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në […]

Giresse publikon listën e Dardanëve për ndeshjet e shtatorit Foto: Ilustrim

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e këtij muaji.

Trajneri francez për grumbullimin e shtatorit ka ftuar 26 futbollistë, të cilët do t’i ketë në dispozicion për duelet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë.

Këto dy ndeshje janë të fundit në kuadër të ciklit të sivjetmë të Ligës së Kombeve. Stërvitja e parë e Dardanëve zhvillohet të hënën, më 19 shtator, nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkaq, përzgjedhësi Alain Giresse do të paraqitet në konferencë për media, të martën, në orën 13:00, në hotel ‘Emerald’.

Lista e futbollistëve:

Arjanet Muric;
Visar Bekaj;
Samir Ujkani;
Florent Hadergjonaj;
Mergim Vojvoda;
Donat Rrudhani;
Amir Rrahmani;
Mirlind Kryeziu;
Leart Paqarada;
Betim Fazliji;
Lumbardh Dellova;
Fidan Aliti;
Ibrahim Dresevic;
Ilir Krasniqi;
Lindon Emerllahu;
Hekuran Kryeziu;
Bersant Celina;
Florent Muslija;
Florian Loshaj;
Toni Domgjoni;
Vedat Muriqi;
Elbasan Rashani;
Milot Rashica;
Zymer Bytyqi;
Shkelqim Vladi;
Arber Zeneli.