Gazetari francez godet me deklaratën: Mbappe e do Liverpoolin, mund të transferohet

05.01.2024

Gazetari i njohur francez dhe madje shumë i besueshëm në shtetin e tij, Julians Laurens ka goditur me një deklarata të tij dhënë për BBC. Gazetari mes tjerash tha se Mbappe ka shumë gjasa të transferohet te Reali këtë verë, por nuk duhet përjashtuar edhe mundësinë se sulmuesi francez mund t’i bashkohet edhe në Liverpoolit, […]

Gazetari francez godet me deklaratën: Mbappe e do Liverpoolin, mund të transferohet Foto: Ilustrim

Gazetari i njohur francez dhe madje shumë i besueshëm në shtetin e tij, Julians Laurens ka goditur me një deklarata të tij dhënë për BBC.

Gazetari mes tjerash tha se Mbappe ka shumë gjasa të transferohet te Reali këtë verë, por nuk duhet përjashtuar edhe mundësinë se sulmuesi francez mund t’i bashkohet edhe në Liverpoolit, shkruan Sinjali.

“Unë me të vërtetë e besoj kur thotë se nuk ka vendosur ende. Nëse ai dëshiron të qëndrojë pak më gjatë ose të shkojë diku tjetër gjatë verës si agjent i lirë – Madridi ka shumë të ngjarë, Liverpool, më pak gjasa. Por, ky është një ekip tjetër që ai me të vërtetë e pëlqen shumë”, tha Laurens.

Nuk dihet ende se a ka vendosur Mbappe për të ardhmen e tij, por nëse ai vendos këto dy skuadra do të jenë destinacioni i mundshëm.