Liverpool godet dy herë në merkato, Wirtz dhe Kerkez afër zyrtarizimit

para 30 dite

Liverpool vazhdon të tregojë vendosmëri në afatin kalimtar veror, duke e konfirmuar statusin si një nga klubet më aktivë të merkatos.

Liverpool godet dy herë në merkato, Wirtz dhe Kerkez afër zyrtarizimit

Pas emërimit të Arne Slot si trajner, “The Reds” kanë intensifikuar përpjekjet për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ri.

Sipas mediave angleze, mesfushori gjerman Florian Wirtz ka përfunduar me sukses dy fazat e vizitave mjekësore gjatë ditës së sotme. Zyrtarizimi i transferimit është vetëm çështje kohe, pasi pritet vetëm firma në kontratë. Pas përfundimit të procedurave, Wirtz do të rikthehet në Gjermani për të përmbyllur pushimet para se t’i bashkohet skuadrës.

Lëvizjet e Liverpoolit nuk ndalen me kaq. Klubi ka arritur marrëveshje edhe me Bournemouth për mbrojtësin Milos Kerkez. Sipas raporteve, dy klubet kanë rënë dakord për një shumë prej 55 milionë eurosh, duke finalizuar një tjetër përforcim të rëndësishëm në mbrojtje.

Me dy afrime të mëdha si Wirtz dhe Kerkez, Arne Slot po konturon një skuadër të fuqishme që synon të jetë konkurruese në të gjitha garat, përfshirë Premier Ligën dhe Kupat evropiane. Liverpool duket i vendosur për të rikthyer lavdinë në “Anfield” sezonin që vjen.

Etiketat

Ofertat e fundit