Trent Alexander-Arnold te Real Madridi, anglezi i bashkohet “Los Blancos” para Botërorit të Klubeve
para 38 dite
Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Trent Alexander-Arnold, është duke kryer testet mjekësore te Real Madridi, para prezantimit zyrtar si lojtar i klubit spanjoll.
Edhe pse marrëveshja është arritur prej kohësh, sipas Indeksonline, prezantimi pritet të bëhet sot.
Mbrojtësi anësor pritet të bëjë debutimin e tij me fanellën e Real Madridit në ndeshjet e ardhshme të Kupës së Botës për Klube. Kujtojmë se Trent do të luajë nën urdhrat e trajnerit spanjoll, Xabi Alonso.
Kjo lëvizje shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e Alexander-Arnold, duke iu bashkuar një prej klubeve më të mëdha në botë dhe duke forcuar mbrojtjen e Real Madridit.