FFK pret në takim gjyqtarët në prag të fillimit të edicionit të ri të garave 2023/24

09.08.2023

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në takim gjyqtarët, të cilët këtë fundjavë fillojnë ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e edicionit të ri të garave 2023/2024 në futbollin kosovar. Në takim është diskutuar rreth formatit të delegimit, i cili këtë vit do të jetë pak më ndryshe. Në fakt, delegimi i gjyqtarëve për ndeshje do […]

FFK pret në takim gjyqtarët në prag të fillimit të edicionit të ri të garave 2023/24 Foto: Ilustrim

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në takim gjyqtarët, të cilët këtë fundjavë fillojnë ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e edicionit të ri të garave 2023/2024 në futbollin kosovar.

Në takim është diskutuar rreth formatit të delegimit, i cili këtë vit do të jetë pak më ndryshe.

Në fakt, delegimi i gjyqtarëve për ndeshje do të bëhet përmes shortit, i cili do të jetë transparent (transmetim i drejtpërdrejt në rrjetet sociale të FFK-së) dhe do të aplikohet për çdo xhiro.

Gjyqtarit të cilit përmes shortit i bie të referoj ndeshjen e përcaktuar me short, është i obliguar të jetë në krye të detyrës, me përjashtim të rasteve kur i njëjti e dëshmon se ka probleme shëndetësore ose për arsye të tjera.

Me këtë rast, presidenti Ademi u dëshiroi suksese gjyqtarëve në punën e tyre dhe u kërkoj që të jenë sa më vigjilentë e të përgjegjshëm në kryerjen e detyrës. /Telegrafi/